Categories Lajme

Basha uron Berishën në 77-vjetorin e lindjes

Kreu i PD Lulzim Basha ka ndarë një pjesë nga fjala e tij dje në Kuvend e cila duket se një mesazh për ish kryeministrin Sali Berisha në 77 vjetorin e lindjes.

“Bën mirë që i ndiqe ngjarjet brenda familjes tonë politike me kaq kërshëri, mëso por shikoje deri në fund por as ty dhe askënd tjetër që ka bërë hesap të vendosë interesat personale mbi ato të shqiptarëve nuk i pret një fund i  ndryshëm nga i që rrezikon çdo komb që ka vendosur të ecë para.

PD ka vendosur të ecë përpara të udhëheqë drejt ndryshimit që meritojnë shqiptarët dhe kjo mund te bëhet duke mobilizuar gjithë shqiptarët që të heqim shkulim çmontojmë pengesën 8 vjeçare që je ti (këto fjalë Basha i tha në Kuvend gjatë debatit me Ramën)”, thotë Basha.

Këtë të premte ish-kryeministri në 77-vjetorin  e lindjes shkruajti se kjo ditëlindje e gjen më të motivuar se kurrë për misionin e tij të cilin e quan vendimtar për fatin e Partisë Demokratike dhe demokracisë në Shqipëri.

“Miq, sot jam 77 here i lumtur sepse kjo ditëlindje me gjen: Me te motivuar se kurrë ne mbrojtjen e te vërtetave qe unë besoj dhe në një mision te ri, jetik dhe vendimtar për fatin e Partisë Demokratike dhe demokracisë ne Shqipëri”, shkruajti Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME