Lajme

Basha vendos në profilin e tij një kolazh me fotot e të gjithë kandidateve gra për deputete

Pas takimit të sotëm me gra dhe vajza, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur “cover” në profilin e tij në rrjetet sociale një kolazh me fotot e të gjithë kandidateve gra për deputete.

Gjatë një takimi në Durrës, ku prezantoi programin për gratë, Basha tha se Rama jo vetëm nuk ka promovuar gratë, por ka treguar modelin më të keq, duke promovuar dhunuesit e tyre.

“Kjo qeveri dhe ky kryeministri jo vetëm nuk ka promovuar gratë, por përkundrazi ka promovuar modelet më të këqija, atë të trafikantëve të grave dhe vajzave shqiptare, ato të keqpërdorimit, ato të keqpërdorimit të imazhit të gruas dhe të dhunës verbale dhe fizike të pandëshkuar dhe të dhunuesve që sot janë në listat e partisë të Ramës, kur në fakt duhet të ishin para drejtësisë dhe prapa hekurave”, u shpreh Basha.

Sipas Bashës, listat e e PD janë të pastra dhe me integritet: “ Megjithatë pas errësirës vjen drita, pas 8 vitesh asnjë progres sa i përket të drejtat të grave. Në 25 prill shqiptaret do të votojnë masivisht ndryshimin”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: