Categories Lajme

Basha zbardh çfarë diskutoi në takimin me Vjosa Osmanin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një konference për mediet pas takimit me presidenten e  Kosovës Vjosa Osmani zbuloi edhe se çfarë është diskutuar ndërmjet tyre. Basha tha se pas 25 prillit do të ketë kthesë rrënjësore te qasjes së Tiranës ndaj Prishtinës. Ai u shpreh se Kuvendi i ri do miratojë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb ndërsa një nga vendimet e para do jetë heqja e traut në Rrugën e kombit.

Basha: Duhet qëndrim i unifikuar për Kosovën. Zotimin tim se pas 25 prillit do të ketë një qëndrim ndryshe të qasjes së Tiranës ndaj marrëdhënieve Shqipërisë-Kosovë në rrafsh të parë. Duke zhbërë atë që ka konstatuar dhe komisioni Evropian, një rënie të bashkëpunimit. Në themel kanë qëndruar çështjet kombëtare. Kemi bërë gjithçka për njohjen e Kosovës. Jam i brengosur se nga një fat i tillë për Kosovës, Prishtina zyrtare dhe populli i Kosovës nuk ka mbështetje që duhet të ketë nga Shqipëria. Në këtë kuadër zotohem se Kuvendi i ri do të miratojë jo thjesht dhe vetëm, me vonesë, për të dënuar gjenocidin e serbëve në Kosovë. Por do të obligoje institucionet e Shqipërisë që të jenë në mbrojtje të institucioneve të Kosovës. S’mund të lejojmë që historia të rishkruhet nga agresorët.

S’mund të lejojmë që të nëpërkëmben nga ata që bënë agresorin, dhe shkaktojnë aq shumë vuajtje. Në këtë kuadër do të vazhdojmë që të mbështesim dialogun Serbi-Kosovë, mes dy vendeve, për të përfunduar një kapitull të dhimbshëm dhe për të hapur një kapitull të stabilitetit. Kjo më sjell tek çështja e dytë që diskutuam; nevoja për bashkëpunim ekonomik. Diskutuam nevojën për të eleminuar barrierat zyrtare dhe jo zyrtare të cilat vazhdojnë që të pengojnë integrimin ekonomik ndërmjet dy vendeve tona. Një nga vendimet e mia të para si kryeministër do të jetë heqja e traut në Rrugën e Kombit dhe negocimin me qeverinë e Kosovës për të mos pasur asnjë barrierë lëvizje ndërmjet dy vendeve tona. Kemi një obligim për rininë pasi e ardhmja ka fytyrën e rinisë shqiptare, të Kosovës dhe të Shqipërisë. Duhet të rikthejmë shpresën dhe besimin tek të gjithë qytetarët. Çështja e tretë është lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Shqipëria dhe Kosova i ka të gjitha potencialet e lidershipi politik për të udhëhequr luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME