Korça ka qëndruar rreth 10 minuta pa drita pasditen e sotme. Shkak një defekt në nënstacionin e qytetit të Korçës. Gjatë kohës që Korça ka rënë në errësirë të plotë, Lulzim Basha me mbështetësit e tij po bënte xhiro në pedonalen e qytetit. Në kushte errësire, ai ka qenë i detyruar të hyjë në një nga baret e këtij qyteti në pritje të ardhjes së energjisë elektrike.
Categories
Lajme