Lajme

Bashkëpunoi në ekzekutimin e 11 mijë të dënuarve në Gjermani, prangoset nazistja 96-vjeçare

Njihuni me Irmgard Furchner, 96-vjeçarja gjermane e cila u arrestua sot nën akuzën e krimeve kundër njerëzimit. Ajo dyshohet se ka bashkëpunuar në vrasjen e 11 mijë të burgosurve në kampin e përqëndrimit, kur ishte 18-19 vjeçe.

Ajo ishtë larguar nga azili për të shmangur burgun, por policia arriti ta arrestojë. Mediat gjermane shkruajnë se Irmgard Furchner ka punuar si sekretare për menaxhimin e kampit të përqëndrimit në vitet 43- 45, deri në mbylljen e tij për shkak të mbërritjes të Ushtrisë së Kuqe dhe pak para marrjes së Berlinit nga trupat sovjetike.

96-vjeçarja akuzohet se ka vrarë në bashkëpunim të burgosurit në këtë kamp, pasi ajo kaloi nëpër duart e saj praktikisht të gjitha dokumentet e krijuara nga drejtuesit e qendrës.

Në kampin e përqendrimit Stutthof dhe bashkëpunëtorët e tij, si dhe gjatë të ashtuquajturve marshime vdekjeje në fund të luftës kur u evakuua, rreth 65,000 njerëz vdiqën. Në deklaratat e bëra në 1954 dhe 1962 për rolin e saj në kamp, 96-vjeçarja deklaroi se, ajo kurrë nuk mësoi se mijëra njerëz u vranë brenda pak metrave nga zyra e saj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: