Bashkëshorti i 20-vjeçares që humbi jetën në Greqi ka folur sërish për mediat, duke dhënë një prononcim për shtyp jashtë banesës ku ndodhi ngjarja.
Piloti 32-vjeçar ka treguar se e kuptoi që partneres së tij i kishin marrë jetën vetëm kur erdhi në shtëpi policia dhe e liroi. Siç raportojnë mediat greke, Haralambos Anagnostopoulos është ende në gjendje shoku.
Siç tha ai, policia është në kontakt të vazhdueshëm me të, dhe për 24 orët e kaluara ai ka ndihmuar për të zbuluar autoret. Ndërsa për foshnjën e tyre, vetëm 11 muaj tha: E kuptova që gruaja ime nuk jetonte me kur policia erdhi dhe më la të lirë. Vajza për fat të mirë nuk ka asnjë problem.
Është dërguar në spital vetëm për kontroll. Tronditja nuk ka kaluar. Policia është vazhdimisht në kontakt me mua”.
Madje i riu në një moment nuk e ka përmbajtur veten dhe është përlotur para kamerave.
Po ashtu ka bërë me dije se varrimi i nënës 20-vjeçare do të bëhet nesër në orën 3 në në Alonissos.
Por ku po kërkojnë autoritetet autorët?
CNN grek raporton se hetimet janë përqëndruar në mafian shqiptare dhe atë gjeorgjiane. Autorët mund të kenë besuar se kishin planifikuar hollësitë më të vogla të sulmit të tyre, por bënë gabime dhe teknologjia do të zbulojë identitetin e tyre.
Gjithashtu është e sigurtë se zgjedhja e banesës për t’u grabitur nuk është rastësore, pasi duket sikur e dinin që kishin para në shtëpi. Vetë bashkëshorti pranoi se së fundmi kishte blerë një tokë dhe do të fillonin ndërtimin e banesës së re, kështu që kishin para në shtëpi.