Categories Lajme

Bashkëshortja ishte kthyer pas 5 vitesh nga Greqia, ja si nisi…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër gjatë ditës së djeshme. Një 72-vjeçar i ka hedhur benzinë bashkëshortes së tij dhe më pas i ka vënë flakën, duke i shkaktuar djegie të shumta në trup, por lënda djegëse e ka prekur edhe atë. Autori i dyshuar i ngjarjes së pazakontë është i moshuari Panajot Janaqi, i cili është vënë nën arrest nga Policia, në kushtet e spitalit.

“Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e  Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin P.  J., 72 vjeç, banues në fshatin Këllëz, Gjirokastër, pasi ky shtetas për motive të dobëta ka djegur me lëndë djegëse(benzinë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal  Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën”, sqaroi Policia.

NGJARJA: Mëngjesin e së enjtes, banorët e fshatit u alarmuan nga të bërtiturat që vinin nga familja Janaqi. Përballë një situate të tillë, fqinjët e çiftit të moshuar kanë lajmëruar Policinë për atë që po ndodhitë, pas britmave të gruas në moshë. Forcat e Rendit janë nisur me urgjencë drejt fshatit Këllëz, duke konstatuar fillimisht të moshuarin të dëshpëruar për atë që kishte ndodhur. Ka qenë vetë 72-vjeçari, ai që ka ndërhyrë dhe shuar flakët që përfshinë gruan e tij në moshë, duke mbetur edhe vetë i plagosur. Forcat e Rendit i kanë transportuar ata me urgjencë për në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku gruaja ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Plagë djegieje ka marrë edhe zjarrvënësi, i cili ashtu si gruaja, është shtruar në reanimacion. Grupi hetimor ka arritur të marrë dëshminë e 72-vjeçarit, i cili ka ndërmarrë aktin e rëndë ndaj gruas se tij në kushte tërësisht të  pavetëdijshme. Gruaja kishte ardhur dy ditë më parë nga Greqia pasi kishte 5 vjet që nuk ishte kthyer. Debati fillestar mes çiftit ka lindur pak orë pasi gruaja ishte kthyer nga emigrimi. Mësohet sipas burimeve që 72-vjeçari i ka kërkuar llogari asaj për mungesën e gjatë. Gruaja është justifikuar me sigurimin e të hollave për vete dhe për të. Por, kjo nuk e ka qetësuar 72-vjeçarin, i cili në kushte të dëshpëruar edhe për shkak të alkoolit, u është rikthyer sërish debateve me bashkëshorten.

Gruaja i ishte shmangur debatit të dytë duke u larguar në oborr. Më pas, i moshuari  rrëmbeu një bidon me benzinë që e mbante në plevicë duke spërkatur të shoqen dhe njëkohësisht ndezi çakmakun. Mirëpo, gjatë këtij veprimi, ai ka spërkatur aksidentalisht edhe veten. Në dëshminë e tij, Panajot Janaqi nuk e ka fshehur  pendesën duke u justifikuar se ishte nën efektin e alkoolit. Policia e Gjirokastrës  konfirmon se 72-vjeçari kishte shfaqur edhe më parë probleme dhe konflikte me të vëllanë, ku nuk kanë munguar përplasjet fizike. Për këtë qëllim, Policia i sekuestroi armën e zjarrit vitin e kaluar që 72-vjeçari e kishte me leje. Deri më tani, nuk  është ndërmarrë asnjë veprim për arrestimin e tij pasi ndodhet i shtruar në spital së bashku me të shoqen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME