Categories Lajme

Bashkia e Tiranës e “harron” premtimin për ushqimin falas në shkolla

Në 23 nëntor, dy vite më parë Bashkia Tiranë miratoi projektin pilot për 4 shkolla të kryeqytetit që do të funksiononin me drekë.

Erion Veliaj 23 nentor 2017: “Fëmijët të vazhdojnë të rrinë në mësim në grupe speciale, t`u ofrohet edhe dreka në shkollë. Është shkolla 9-vjeçare Ardian Klosi ushqimi do të ofrohet falas nga Bashkia Tiranë për të gjithë fëmijët, shkolla në Kombinat Betim Muça, Shkolla Hasan Tahsim dhe Shkolla e Kuqe” Projekti që u detajua deri në menynë që do të konsumonin nxënësit si dhe tarifat që do të paguanin prindërit do të duhej të niste zbatimin që në shkurt të vitit 2018.

Por dy vite nga vendimmarrja rezulton se Bashkia Tiranë nuk ka mbajtur premtimin e dhënë. Në shkollën 9 vjeçare ‘Hasan Tahsim’, bashkia do të mbulonte 50% të ushqimit që do të ofrohej në këtë institucion, ndërsa pjesën tjetër të tarifës përkatësisht 80 lekë në ditë do të duhet ta paguanin prindërit. Në këtë shkollë infrastruktura sipas prindërve është krijuar por fëmijët e marrin ende ushqimin me vete dhe e konsumojnë në klasë, në kushte aspak të përshtatshme.

“Di gjë është mensa, por nuk e di”

“Akoma nuk ka filluar”

“Ne ja japim me vete”

“Nuk është vënë në funksionim”

Ata thonë se nëse ushqimi do të ofrohej nga shkolla do të ishin më të sigurt për atë çfarë konsumonin fëmijët e tyre. “Të kishte dhe një ambient ku të konsumohej ushqimi” Projekti për të ofruar ushqim falas ka mbetur në letër edhe në Shkollën 9-vjeçare “Adrian Klosi” Në këtë shkollë bashkia do të duhej të financonte 100% ushqimin, por edhe pse kanë kaluar dy vite nuk është bërë përpjekja më e vogël për t`i qëndruar premtimit. “Ka dy vjet kjo, nuk është realizuar”

Në 29 janar të vitit të kaluar për llogari të këtij projekti që nuk gjeti kurrë zbatim Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve Tiranë hapi tenderin për ofrimin e shërbimit katering të ushqimit nëpër shkolla. Fondi limit parashikohej në shumën e 27.5 milionë lekëve./oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME