Categories Lajme

Bashkia Mirditë merr vendim për pagesën e qirave

/ATSH/ Një staf mjekësh nga Italia kanë mbërritur në Lezhë në shërbim të banorëve të prekur nga tërmeti. Ambulanca dhe stafi i saj nga Firence e Italisë do të qëndrojnë në zonat rurale të Lezhës.

“Kemi ardhur këtu për t’u ardhur në ndihmë personave të prekur nga tërmeti. Do të operojmë kryesisht në zonat rurale të Lezhës aty ku dhe nevoja për shërbim shëndetësor është e madhe. Do të qëndrojmë këtu deri në kalimin e kësaj situate emergjente”, tha Ermini Marco, menaxher i transportit shëndetësor publik dhe asistencës humanitare në zonën e Skandici në Itali. Pjesë e këtij grupi është edhe Vat Marashi, mjeku shqiptar që jeton në Firence i cili thotë se ata persona që kanë probleme të rënda do dërgohen jashtë vendit.

“Do ndihmojmë me medikamente dhe vizita mjekësore personat e prekur nga tërmeti dhe nëse ka persona që kanë nevojë për shërbim më të specializuar do mundësojmë dërgimin e tyre në Toskana të Italisë”, u shpreh mjeku Vat Marashi. Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu thotë se lëvizja e tyre në zonat problematike është një ndihmë e madhe dhe mjaft impresionuese duke ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

“Në ndihmë ka ardhur një ekip me specialistë italianë që do lëvizë në zonat rurale ku janë vendosur edhe çadra. Si dhe do të kryejnë vizita edhe për banorët e prekur”, tha Pjerin Ndreu. Qendra shëndetësore e lëvizshme ka në përbërje 2 mjete dhe dy infermierë ndërsa është e pajisur me të gjitha aparaturat për dhënien e ndihmës mjekësore si dhe medikamentet bazë. /a.a/ /a.g/

Kreu i bashkisë Dedaj tha se, këshilli bashkiak i Mirditës ka marrë vendim për pagesën e qirave të të gjitha familjeve, banesat e të cilëve janë shpallur nga ekspertët si të pabanueshme.

Duke bërë një përmbledhje të gjendjes aktuale, Dedaj u shpreh se, “bashkë me Ministrin e Brendshëm vizituam banorët që janë strehuar këtu në konviktin e gjimnazit të Rrëshenit, dhe te shtëpia e murgeshave. Këta banorë janë strehuar që në momentin e parë që pallatet janë shpallur si të pabanueshme. Sot u shpall i pabanueshëm edhe ky pallat dykatësh, këtu, ku janë zhvendosur 4 familje, që po mendojmë dhe për këto për një strehim të shpejtë”.

Në lidhje me masat e marra nga pushteti lokal për strehimin e përkohshëm të shtetasve që u është dëmtuar banesa, Ndrecaj tha “para dy ditësh kemi marrë vendim të këshillit bashkiak për miratimin e fondit të qirasë prej 3 milionë lekësh (të reja) nga buxheti i vetë bashkisë, dhe në çdo moment këta banorë janë të mbuluar me qira nga bashkia Mirditë. U bëj thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm që të mos kalojnë poshtë këtyre pallateve, deri sa të jepet zgjidhje përfundimtare, brenda jo e jo, që rrezikohet jeta në çdo moment”, u shpreh Dedaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME