fbpx
Lajme

Bashkia Shkodër: Niveli i ujit në liqen, 0,03 m larg kuotës maksimale

Bashkia e Shkodrës ka bërë përditësimin e fundit lidhur me situatën e krijuar pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut. Sipas njoftimit, vetëm 0,03 m larg daljes nga shtrati është niveli i ujit të liqenit të Shkodrës, që sipas bashkisë rrezikon të dalë nga shtrati. Në raportin ditor thuhet më tej se rruga në Obot është e bllokuar për mjetet e ulëta dhe se niveli i ujit mbi rrugë arrin 80 cm. “Ditën e sotme do të fillojë mbështetja me pako ushqimore dhe ushqim për gjënë e gjallë. Për këtë kërkohet mbështetje për të siguruar ushqimin për një periudhë një mujore për gjënë e gjallë dhe për familjet në zonat e përmbytura”, thuhet në njoftimin e bashkisë së Shkodrës. Më tej bëhet e ditur se janë përmbytur 1903 hektarë tokë gjithsej.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button