Categories Lajme

Bashkia Shkodër propozon: Të hiqen taksat vendore për 3 muaj

Bashkia e Shkodrës ka propozuar përjashtimin nga taksa e pronës dhe taksat vendore për një periudhë 3 mujore individët, familjet, personat fizik dhe juridik, ambulantë, OJF dhe Institucione publik.

Po ashtu ka propozuar që këto kategori të përjashtohen edhe nga kamatëvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave.

Këto masa propozohen nga bashkia Shkodër për të lehtësuar jetën e qytetarëve dhe bizneseve, të cilët po kalojnë ditë të vështira nga situata e krijuar prej koronavirusit.

Propozimet do ti kalojnë Këshillit Bashkiak për miratim.

Reagimi i Bashkisë Shkodër 

Situata emergjente kërkon masa urgjente!
Bashkia Shkodër në krah të qytetarëve dhe bizneseve.

Kërkojmë menjëherë shqyrtimin dhe miratimin e  propozimit për marrjen e  vendimit për përjashtimin nga detyrime vendore për individët, familjet,   personat fizik dhe juridik, OJF-të subjektet, institucionet, në  territorin e Bashkisë Shkodër: (Lagje 1, Lagje 2, Lagje 3,  Lagje 4,  Lagje 5, Njësitë Administrative Velipojë, Bërdicë, Ana e Malit, Dajç,  Guri i Zi, Postribë, Rrethina, Pult, Shalë, Shosh): 

A:  Të përjashtohen  nga taksa e pronës dhe tarifat vendore (pastrim,  gjelbrim, ndriçim publik) për një periudhë 3-mujore viti 2020,  për të  gjitha kategoritë e taksapaguesve.

B: Të përjashtohen nga kamatvonesat e detyrimeve  vendore dhe gjobave për të gjitha kategoritë e taksapaguesve:

/Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME