Categories Lajme

Bashkimi Evropian shkurton 75% të fondeve për Turqinë

BE ka vendosur një shkurtim tjetër të ndihmave për Turqinë, kështu që për vitin 2020 janë hequr si ndihma 75% e transfertave të parashikuara, thuhet në një letër të të ngarkuarit të BE për politikën e jashtme, Joseph Borrell, drejtuar Parlamentit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga grupi mediatik, Funke Gruppe.

Sipas të dhënave të Komisionit Europian, Turqia pritet të marrë këtë vit vetëm 186 milionë euro nga programi IPA për afrimin e vendeve aspirante me BE. 150 milionë euro nga ndihmat do të jepen për demokracinë dhe shtetin ligjor, 18 milionë euro në një program për zhvillimin rural. Komisioni Europian nuk është shprehur deri tani për shkurtimet.

Qipro dhe Siria – pika konflikti

Me ndihmat e paraanëtarësimit BE kërkon të mbështesë e përmirësojë proceset e reformave në vendet kandidate. Negociatat e anëtarësimit me Turqinë prej vitesh kanë ngrirë. Borrell e argumenton shkurtimin e ri me kërkimet e palejuara për gaz të Turqisë para brigjeve të vendit anëtar të BE, Qipro, me të cilat BE nuk është dakord. Si argument tjetër përmendet operacioni ushtarak i Turqisë në Sirinë verilindore në tetor.

Pakti për refugjatët mbetet

Nga shkurtimet mbeten të paprekura pagesat që BE në kuadër të marrëveshjes me Turqinë ia ofron këtij vendi. Pakti i refugjatëve nga viti 2016 parashikon që migrantët e ardhur ilegallisht në Greqi të kthehen në Turqi. BE merr përsipër të pranojë refugjatë sirianë nga Turqia dhe e mbështet financiarisht Turqinë në kujdesin ndaj refugjatëve. Megjithatë në Greqi në muajt e fundit është rritur ndjeshëm numri i refugjatëve të ardhur nga Turqia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME