Categories Lajme

Basti i fundit Milan apo Inter? Arrestohen 4 shtetas për lotot sportive të paligjshme

Polica është hedhur në aksion për të goditur pikat e jashtëligjshme të basteve sportive në Shqipëri. Mësohet se operacioni më i fundit i titulluar “Basti i fundit” është finalizuar në Korçë, duke prangosur katër shtetas, që kishin  organizuar lotari sportive të paligjshme me anë të telefonave celularë.

“Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër. Sekuestrohen 5 aparate celularë, të cilët përdoreshin për vendosjen e basteve sportive të palejuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë , Finalizohet operacioni policor i koduar “Basti i fundit”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Korçë, për goditjen e informalitetit. Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Sekuestrohen 5 aparate celularë, të cilët përdoreshin për vendosjen e basteve sportive të palejuara.

Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e fshehjes së të ardhurave, punësimit të paligjshëm, kontrabandimit të mallrave dhe organizimit të palejuar të lojrave të fatit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, me mbështetjen e Forcave Speciale “Shqiponjat”, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Basti i fundit”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. P., 21 vjeç, banues në Korçë; Xh. K., 21 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë; A. L., 32 vjeç, banues në Korçë; G. K., 44 vjeç, banues në Korçë dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Xh. G., 21 vjeç, banues në fshatin Voskopojë, Korçë.

Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të grumbulluara si edhe nga kontrolli i ushtruar në lagjen nr. 4, në lokalin në përdorim të shtetasit E. P., i cili nuk dispononte dokumentacionin përkatës për këtë biznes, konstatuan një punonjës të pasiguruar dhe 3 aparate celularë në përdorim të shtetasve E. P., Xh. K. dhe A. L., të cilët dyshohet se përdoreshin prej tyre për vendosjen e basteve sportive.

Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 9, në lokalin në pronësi të shtetasit Xh. G., u konstatua një punonjës i pasiguruar, një sasi pijesh alkoolike pa pullën fiskale, si edhe shtetasit G. K., iu gjetën 2 aparate celularë, që dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME