Lajme

BBC në Shëngjin për gazetaren që intervistoi talebanët: Akoma dridhem!

BBC së fundmi ka udhëtuar drejt Shqipërisë ku ka intervistruar afgane të lajmeve Behishta Arghand e cila ndodhet e strehuar në Shëngjin. Behishta Arghand tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës, pasi në kulmin e tensioneve ku talebanët po merrnin gjithçka, arriti të intervistonte një prej zyrtarëve të tyre.

Teksa rrëfen këtë intervistim zëri i saj dridhet dhe tregon që është ende e tmerruar. Ndërkohë BBC shkuan se ajo është një nga 1000 afganët që janë strehuar në Shqipëri. “Por Shqipëria apo e gjithë bota mund të bëhet parajsë, nuk është  e rëndësishme për mua. Pasi zemra dhe shpirti im janë në Afganistan.” thotë ajo për kamerën e BBC.

“Mesazhi im për talibanët është se ju morët të gjithë vendin, Por një ditë ditë do e kuptoni se ju humbët një gjeneratë. Që ishin si një diamant që ndriçonte, Ju humbët fuqinë e kësaj gjenerate. Kurrë nuk e kisha menduar që do ta lija vendin tim. Humba gjithçka që nga fëmijëria deri tani.

Por tashmë u shumëzua me zero. Puna ime gjithçka. Shpresoj që të kthehem një ditë.” Tha Arghand. Ndërkohë BBC, shkruan se Shqipëria, një nga vendet më të varfra në Europë ka shprehur gadishmërinë për të strehuar 4000 afganë. Pjesa më e madhe e tyre do të aplikojnë për viza në Amerikë dhe Kanada por kjo mund të marrë më shumë se 1 vit kohë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: