Lajme

BE dhe SHBA: Gazetaria ka një rol kyç kundër korrupsionit

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka dhënë një mesazh në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Soreca shprehet se liria e shtypit është një gur themeli i shoqërisë dhe se mund të lulëzojë vetëm nëse qytetarët kanë qasje në informacion të besueshëm. Gjithashtu edhe Ambasada e SHBA ka dhënë një mesazh, ndërsa thekson se media e pavarur është thelbësore për demokracitë e gjalla e të qëndrueshme.

“Media e pavarur është thelbësore për demokracitë e gjalla dhe të qëndrueshme. Gazetaria ka një rol kyç në luftën kundër korrupsionit, në nxjerrjen në pah të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe në shpërndarjen në publik të informacionit të besueshëm. Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, ne falënderojmë gazetarët dhe punonjësit e medias në të gjithë botën”, shkruhet në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: