Categories Lajme

BE, donacion vaksinash Pfizer për Shqipërinë

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka mbërritur në Rinas, ku është pritur nga delegacioni i BE në Tiranë. Pasi u dorëzoi autoriteteve shqiptare një sasi vaksinash Pfizzer në Rinas, ndihmë nga BE për imunizimin e popullatës në Shqipëri.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, ai tha se ky është momenti për të fuqizuar vaksinimin pasi asnjë prej nesh nuk do të jetë i sigurt nëse nuk vaksinohet.

Oliver Varhelyi: Është një ditë e mrekullueshme për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe natyrisht që është er tillë dhe për Shqipërinë.

Jam i kënaqur që kemi arritur në fund të këtij procesi që më ka sjellë këtu me dorëzimin e vaksinave. Mendoj se po vijmë në momentin e duhur, një moment kyç ku ne duhet të fillojmë të dalim nga kjo pandemi. Për ne është prioritet që fqinjët tanë të arrijnë të kenë vaksina,

Ballkani Perëndimor është edhe më shumë i rëndësishëm. Shqipëria do të marrë 145 mijë vaksina Pfizer të financuara nga BE, janë një dhuratë për ju nga ne për t’ju treguar se ju keni rëndësi për ne.

Ai kujtoi se BE ka qenë në krah të Shqipërisë dhe rajonit që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit të shkuar.

Oliver Varhelyi: Ne e kemi ndihmuar Shqipërinë që prej fillimit të pandemisë, në mars të vitit të shkuar jemi përpjekur t’ju ndihmojmë me çdo gjë që kishim mundësi. Ky është momenti për të fuqizuar vaksinimin, asnjë prej nesh nuk do të jetë i sigurt nëse nuk vaksinohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME