Categories Lajme

BE ende pa marrëveshje për buxhetin

Shtetet anëtare të BE-së ende nuk po arrijnë kompromis për projektbuxhetin europian deri në vitin 2027. Një numër shtetesh po kërkojnë të mos paguajnë më shumë se 1 për qind të prodhimit të brendshëm bruto kur është larguar edhe Britania e Madhe.

Brexit  i ka krijuar Bashkimit Europian një hendek fiskal me vlerë 75 mld euro, të cilin liderët e unionit po debatojnë si ta mbushin në 7 vitet e ardhshme.

Katër vende të etiketuara si kursimtaret, Austria, Holanda, Suedia dhe Danimarka, kërkojnë që sasia t’i rimbursohet secilit shtet anëtar me qëllim zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë kombëtare.

Presidenti i Këshillit Europian, Sharl Mishel, këmbëngul që të shpenzohet më shumë për politikat e klimës, emigracionit, sigurisë, dhe për shtetet anëtare me më shumë nevoja financiare.

“Dua të them se nuk e kuptoj pse jemi këtu, sepse propozimi i Sharl Mishelit është për një buxhet sa 1,074 për qind e prodhimit bruto të unionit, por disa kotributorë duan që të paguajnë maksimumin 1 për qind. Diferenca mes të dyjave është 75 miliardë,” deklaroi kryeministri çek Andrej Babish.

Homologia e tij daneze, Mete Frederiksen, u shpreh se mosmarrëveshjet mes vendeve ka pak gjasa të shoshiten gjatë samitit, dhe mund të nevojitet një tjetër takim muajin e ardhshëm.

Mosgjetja e konsensusit brenda fundvitit do rrezikonte ngrirjen e shumicës së projekteve të bllokut duke nisur nga viti 2021.

Kreu i Parlamentit Europian ka deklaruar se edhe nëse arrihet marrëveshja, eurodeputetët do e hidhnin poshtë projektbuxhetin në formën aktuale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME