Categories Lajme

BE: Gati të organizojmë takim Kurti-Vuçiç, por të piqen një herë kushtet

BE-ja kërkon t`i vazhdojë përpjekjet për afrimin e Kosovës me Serbinë përmes dialogut.

Për këtë arsye, blloku është i gatshëm të organizojë një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, por thotë, se më parë duhen krijuar kushtet drejt një hapi të tillë.

 “Natyrisht, ne jemi gjithmonë të gatshëm të jemi mikpritësit e një takimit të nivelit të lartë në kuadër të dialogut mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç, kur te krijohen kushtet, dhe kur të dy ata të pajtohen për diçka të tillë. Por, në këtë fazë, gjëja më e rëndësishme është që të ulen tensionet në terren dhe të ndërmerren hapa konkretë. Dhe pikërisht për këtë, ne nisëm të dërguarin e posaçëm të Mirosllav Lajçak. Ai, pas ndalesave në Prishtinë dhe Beograd, do të raportojë tek Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell dhe ky i fundit do të njoftojë vendet anëtare, për të vendosur për hapat e mëtejshëm”, u shpreh zwdhwnwsi i BE-sw Peter Stano.

Vizita e radhës e Lajçakut dhe të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Kosovë sot e në Serbi nesër, synon pikërisht ç’tensionimin e situatës në terren.

 “Ata shkojnë për të vazhduar punën për zbatimin e apeleve europiane dhe amerikane për Kosovën dhe Serbinë që të ulin menjëherë tensionet dhe të marrin masa për zgjidhje të qëndrueshme. Dhe platforma për këtë zgjidhje të qëndrueshme është gjithsesi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, u shpreh Stano.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME