Categories Lajme

BE-ja mbështet Shqipërinë me një paketë prej 94 milionë euro

Komisioni Evropian miratoi më 5 dhjetor Programin Vjetor të Masave 2018 për Shqipërinë. Me këtë program, BE-ja jep 94 milionë Euro për ta mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit evropian. Programi fokusohet në çështjet thelbësore për pranimin në BE, të tilla si shteti ligjor, zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e mjedisit.

Fondet e BE-së do të përqendrohen në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit, duke vazhduar mbështetjen e BE-së për zbatimin e reformës në drejtësi. Programi gjithashtu do ta ndihmojë Shqipërinë për të përmirësuar efikasitetin dhe efektivitetin e autoriteteve të zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës. Programi do t’i plotësojë këto masa me investime në zhvillimin social-ekonomik të zonave të prekura.

Duke njohur potencialin e madh të turizmit për rritjen ekonomike në Shqipëri, fondet e BE-së do të kontribuojnë gjithashtu për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e turizmit të cilësisë së lartë dhe të qëndrueshëm.

Mbrojtja e mjedisit, dhe veçanërisht trajtimi i ujërave të zeza, është prioritet i asistencës së BE-së. Përmirësimi i cilësisë së ujit dhe kushteve më të mira sanitare do të kontribuojnë gjithashtu për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në dobi të qytetarëve shqiptarë.

Së fundmi, Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë pjesëmarrjen e Shqipërisë në programet e BE-së, si Erasmus +.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME