Categories Lajme

Befasohet Policia gjatë kontrollit/ Gjendet “Thesari” i fshehur në kazanë të groposur në bahçet e bosëve të Ndranghetës

Një aksion i ndërmarrë nga Antimafia italiane kundër organizatës mafioze të Ndranghetas në zonën e Torinos ka çuar në zbulimin e disa mijëra eurove të fshehura në kazanë të mëdhenj prej hekuri, që ishin groposur në oborret e shtëpive të bosave që i posedonin.

Kontrollet e policisë kanë nisur që prej mëngjesit të ditës së sotme, që është shtrirë edhe në pjesë të tjera të Italisë.

Në krye të grupit, sipas hetuesve, është bosi 43-vjeçar Vittorio Raso, i arrestuar 22 qershorin e kaluar pranë Barcelonës

Gjatë hetimeve, punonjësit e policisë kanë konfiskuar rreth 800 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme, dy pistoleta, tre pushkë, 12 kilogramë eksploziv, qindra municione dhe një milion euro në prerje të ndryshme.

Një pjesë e këtij thesari u gjet falë përdorimit të detektorëve metalikë me të cilët u kalua në “sitë” toka përreth shtëpive të kontrolluara.

Kështu ata mundën të zbulonin kazanët e mbushur plot e përplot me para, të cilat, pasi u rikthyen në sipërfaqe, zbuluan një thesar të vërtetë kriminal

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME