Lajme

Begaj takim me Kim: Partneriteti SHBA-Shqipëri, më i vlefshmi në forcimin e demokracisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim  ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Me anë të një postimi në Twitter, Kreu i Shtetit u shpreh se ky takim i hap rrugë angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve.

“Partneriteti SHBA- Shqipëri është më i vlefshmi në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit. Takimi i parë si President me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim hap rrugën për angazhim të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve”, shkroi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close