Categories Bota, Lajme

Bëhet xheloze pse shoqja ishte e lumtur, i hedh beben nga lartësia

Një gjykatë në Moskë ka dhënë 17 vjet heqje lirie për një punonjëse salloni bukurie, e cila hodhi nga ballkoni beben e shoqes së saj nga xhelozia, muajin që shkoi.

31 vjeçarja Daria Shavelkina, ishte xheloze për Yaroslava Korolyova, 30 vjeçe, e cila kishte një burrë të mirë dhe jetë të lumtur familjare, tha gjykatësi i çështjes.

E pandehura, konsulente e produkteve kozmetike Clarins, ishte shtatzënë në kohën e incidentit dhe u takua me gruan në shtëpinë e kësaj të fundit për të disa rroba të përdorura bebesh prej saj.

Por kur Yaroslava nuk e kishte mendjen, estetistja mori beben e saj dy muajshe vajzë dhe e hodhi nga dritarja.

Sipas raportit të hetimeve mes dy grave nuk kishte pasur konfliktim para incidentit.

Nëna kishte zbritur me vrap 13 katet për të gjetur beben e saj të palëvizur përtokë, tregonin dëshmitaret.

Pas ndalimit, Shavelkina tha në polici se “kishte dëgjuar zëra në kokën e saj” që e instruktonin të hidhte beben, si dhe pretendonte se ishte e sëmurë mendore. Por gjykata vendosi se ajo hiqej sikur kishte skizofreni për t’iu shmangur përgjegjësisë. Kryetarja e komisionit të hetimit Yulia Ivanova tha: “Ekzaminimi i plotë i mbajtur në qendrën psikiatrike Serbsky nuk zbuloi prova të sëmundjeve mendore.” Gruaja e fiksuar ishte vetëm xheloze për jetën e lumtur të shoqes së saj, konkluduan autoritetet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME