Lajme

Behgjet Pacolli premton shpërblim për futbollistët e Kosovës nëse mundin Spanjën

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në facebook ka inkurajuar ekipin e Kosovës në prag të supersfidës me Spanjën duke i premtuar një shprblim nëse fitojnë. Pacolli shkruan se beson te përfaqësuesja e Kosovës në ndeshjen e sotme dhe do ta shpërblejë atë në mënyrë e tij nëse arrihet fitorja historike. “Kosova sonte shkruan histori në Sevilla. Përfaqësuesja e Spanjës sonte do të përballet me Kosovën në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”.

Unë përsonalisht besoj në përfaqësuesën tonë dhe atë do ta shpërblej në mënyrën time, në rast të një fitore ndaj Spanjës. Sonte ky shtet pa dyshim do ta “njeh” kush dhe cila është Kosova”, ka shkruar Pacolli. Kosova sot zhvillon ndeshjen e radhës kundër Spanjës në Sevilla në kuaudër të kualifikimeve për botërorin “Katar 2022”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: