Categories Lajme

“Bëhu ushqim për kafshët ose futu në maune”, prek shqiptarja: Si u larguam me kamion drejt Anglisë

Artikulli i saj në Lancaster Gardian ka përlotur këdo që ka emigruar apo ka përjetuar një histori të ngjashme, ndërsa sot, për herë të parë në emisionin Vizioni i Pasdites, Yllka Sinani Thompson ka rrëfyer detaje nga jeta e saj, ku 22 vite më parë u detyrua të linte Gjirokastrën, e të udhëtonte drejt Anglisë bashkë me dy fëmijët e saj.

ìYllka Sinani përshkruan momentin e vështirë dhe ndjesitë në gazetë, kur po largohej. Unë pashë nga dritarja e makinës derisa drita qelibar që derdhej në verandë u zbeh dhe maja e çatisë gri u zhduk plotësisht.Ndjeva ankthin e së ardhmes së panjohur ndërsa largoheshim nga shtëpia jonë.

Agimi u ul në horizont dhe ndërsa dielli ngrihej ndriçoi ngadalë qytetin, duke shkëlqyer në dyqanet e braktisura dhe ndërtesat e rrënuara. Vendi që doja ishte zhdukur. Qyteti i zënë dhe i zhurmshëm i Tiranës kishte pushuar së ekzistuari, duke u kthyer në një qytet fantazmë. Ndërsa ne emisionin e “Vizion Plus” ,ajo tregon se u la për orë të tëra në pyll në mes të të ftohtit dhe më tej u detyrua të hipte mbrapa një kamioni.

“Kur jemi nisur nga Shqipëria, ashtu si të gjithë shqiptarët që linin vendin e tyre me pashaporta fallco, nuk e kishim bërë muhabetin që të futeshim në maune apo të përfundonim në një pyll në mes të natës. Ishte bërë një llogari tjetër që do hipnim në avion, do iknim në Malpensa, në Dusseldorf dhe pastaj do na merrte një makinë që do na shpinte drejt Anglisë. U zhgënjyem pasi na gënjyen, përfunduam në mes të pyllit dhe pastaj hipën mbrapa maunes”, rrëfen Yllka.
Më tej tregon se për itenerarin kishte paguar 8 milionë lekë, ndaj kur pa maunen u habit, por trafikanti i tha se kishte 2 minuta kohë të futej në të para se të zgjohej shoferi.

“Ose futu në maune, ose rri në pyll të bëhesh ushqim për kafshët. Në atë moment nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër dhe jeta jonë ishte në dorë të një tjetri.Udhëtimi zgjati shumë, ishim 2 ditë e 2 netë pa pirë dhe pa ngrënë”, tha Yllka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME