Lajme

Bëhuni gati për shtatorin, Berisha dhe Meta darkojnë së bashku në Azerbajxhan

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryetari i PD, Sali Berisha, kanë darkuar sëbashku në Baku të Azerbajxhanit, ku ndodhen pasi morën pjesë në “Forumin Global IX”.

Siç shihet edhe në foto Berisha dhe Meta janë ulur pranë njëri-tjetrit dhe shumë të fokusuar në bisedën mes tyre. Edhe Presidenti Meta, por edhe kreu i PD, Berisha, në daljet e tyre publike kanë deklaruar se në muajin shtator do të krijojnë frontin e gjerë opozitar kundër mazhorancës qeverisëse.

Ilir Meta ka theksuar se pas 24 korrikut kur i mbaron mandati i presidentit, ai do të rikthehet fuqishëm në politikë në postin e kreut të LSI.

Kujtojmë që marrëdhëniet mes LSI-së dhe PD-së, u krisën pas 25 prillit të vitit të shkuar ku nuk munguan akuzat nga të dy pakët, se pavarësisht koalicionit të tyre, forcat kishin punuar kundër njëra-tjetrës.

Por edhe ditën e zgjedhjes së Presidentit të ri, Bajram Begaj, pati një përplasje në distancë mes metës dhe Berishës, për shkak të dekretit që u lëshua nga Stambolli.

Mesa duket situata tashmë është qetësuar dhe palët kanë nisur planet për projektet e mëdha politike. Na mbetet të presim tani shtatorin!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close