Categories Lajme

Bëjnë djalin synet, ai i tregon mësueses! Familja shqiptare në Zvicër në telashe të mëdha, babai përfundon në qeli

Një çift shqiptar në Zvicër ndodhet në telash të madh. Autoritetet e alarmuara u kanë marrë djalin 6-vjeçar, dhe rasti e ka një shkak.

Gjithçka ka ndodhur pasi prindërit kishin bërë synet djalin, dhe ai i tregoi për këtë gjë mësueses së tij. Pas deklaratës së djalit, mësuesja e alarmuar lajmëroi policinë, të cilët ndaluan babain e tij.

Babai 30-vjeçar i fëmijës, është ndaluar për 24 orë në stacionin e policisë. Ai u tha hetuesve se fëmija ishte bërë synet në verën e vitit 2021 në Kosovë dhe për shkak se ai ishte me profesion infermier, e kishte mjekuar në kushte shtëpie.

“Djali im kishte një plagë që po i shërohej më ngadalë. Për disa muaj e lyeja me një krem. Bëra një akt mjekësor siç ndodh të bëj me pacientët si pjesë e punës sime si infermier që jam. Jemi të habitur”, akuzon prindi, i cili pretendon se marrja e fëmijës është e padrejtë.

Por sipas raportit të autoriteteve në zonën e penisit të djalit “nuk ka ënjtje apo ndonjë plagë” që do të thotë se nuk ka infeksion. Nga ana tjetër, fëmijës gjashtëvjeçar i është zbuluar dhe një plagë e vogël në shpinë që që i ka bërë autoritetet zvicerane të dyshojnë se fëmija dhnohej.

6-vjeçari deklaroi për plagën se e kishte marrë pasi e kishte rrahur kushëriri i tij, ndërsa nëna tha se ishte shkaktuar teksa të dy luanin. Rasti është ende nën hetim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME