Lajme

Beleri dhe Himara në udhëkryq, paralajmërimi, Greqia mund të bllokojë ndihmat për Shqipërinë

Greqia mund të bllokojë ndihmat për Shqipërinë nëse çështja për kryetarin e bashkisë Himarë, Fredi Beleri nuk merr zgjidhje. Kryebashkiaku ndodhet pas hekurave nën akuzën e blerjes së  votave, ndërsa u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve. Greqia e sheh me nota kritike izolimin e Fredi Belerit, kryetar i zgjedhur me votë në Himarë, por që nuk ka bërë betimin për të drejtuar Bashkinë.

Sipas asaj që shkruan gazeta Kathimerini, autoritetet greke shprehen se ky proces është i motivuar politikisht sepse Shqipëria ka shkelur të drejtën e gjykimit të drejtë dhe prezumimit të pafajësisë. Dhe këto veprimet mund të shoqërohen me sanksione nga shteti helen.

Redaktori diplomatik Vassilis Nedos duke iu referuar diskutimeve të brendshme në qeverinë greke pas dështimit në bisedimet me homologët shqiptare thekson se në fillim të muajit Dhjetor në mbledhjen e Këshillit Evropian kryeministri Mitsotakis mund të vendosë veton duke kërkuar ngrirjen e ndihmës financiare ekonomike për Shqipërinë.

Edhe zv. presidenti i KE-së Margaritis Schinas, kërkoi që autoritetet shqiptare të zgjidhin çështjen, për të mirën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close