Lajme

Beleri kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak, “ping-pongu” i gjykatave! Ja kush duhet ta japë verdiktin e fundit

Fredi Beleri ka paraqitur sërish kërkesën në Gjykatë për t’u lejuar që të betohet si kryebashkiak i Himarës.

Për të disatën herë, avokatët e tij paraqitën në GJKKO kërkesën për marrjen e lejes, por togat e zeza shpallën moskompetencë, duke e kaluar çështjen në Gjykatën e Durrësit.

Vendimi u dha më 18 shtator, ndërkohë që dosja me kërkesat është tashmë është dorëzuar në Gjykatën e Durrësit, e cila do të duhet të japë verdiktin e saj.

“Duket se shqyrtimi ligjor ka pasur pikëpyetje dhe se gjykatat po bëjnë ping-pong me këtë çështje, pasi ka pasur dy qëndrime të ndryshme. Është çështje që është duke vijuar. Do të duhet të presim që gjykata të japë vendimin e saj, ndërsa juristët janë të ndarë për këtë çështje, pasi ligji nuk e përcakton qartë këtë procedurë”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close