
Një gjykatë në Belgjikë ka dënuar me 12 vite burg Ramazan Rrajën, nipin e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.
Sipas mediave vendase, Rraja është dënuar me 12 vite heqje lirie për rolin e tij në një grup të rrezikshëm kriminal shqiptaro-letonez që merrej me trafikimin e sasive të mëdha të kokainës.
Prokuroria Publike në Belgjikë e cilësoi grupin si një organizatë kriminale “të lartë” që nxirrte fitime të mëdha nga kontrabanda dhe trafikimi i kokainës.
Për të ilustruar këtë deklaratë, prokuroria iu referua kutive të mbushura me para të drogës, fotove të drogës, konfiskimit të orëve luksoze.
“Hetuesit kanë mundur të zbulojnë organizimin rreth 36-vjeçarit Kaspars “The Boss” N., falë pajisjeve të përgjimit që kishin vendosur në banesën e tij në Berchem.
Kokaina e sekuestruar në Belgjikë
Hetuesit dëgjuan Kaspars N. dhe shqiptarin Ramazan R. duke folur për një kontejner që ndodhej në kalatën 1742. Një kontenier me banane që tashmë ishte kontrolluar nga dogana, por pa rezultat.
Gjatë një kontrolli të ri, doganierët gjetën në tavan 57 kilogramësh kokainë”, raportojnë mediat belge.
Në Shqipëri, Rraja është shpallur në kërkim nga SPAK për pjesëmarrjen në atentatin ndaj Pëllumb “Rumi” Muharremit, i njohur edhe si Aleksandër Laho dhe prokurorit Arjan Ndoj.
Ai u ndalua nga policia pak muaj më parë pasi qarkullonte me makinë të blinduar, por u la i lirë pak orë më pas.