Categories Lajme

Belinda Balluku: Punimet në tunelin e Skërficës janë drejt fundit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi inspektuan nga afër fazën e fundit të punimeve në tunelin e Skërficës. Punimet janë drejt fundit dhe aksi Kardhiq-Delvinë do të hapet për qarkullimin e automjeteve më 2 korrik.

“Tuneli është në fazën e fundit të betonimit. Jemi në proceset e vendosjes së rrjetit elektrik, ndriçimit, vendosjes së sistemit elektro-mekanik që janë ventilatorët.

Na kanë ngelur jo më shumë se 200 metra  për të dalë në anën tjetër të tunelit, i gjithi i betonuar. Është një tunel me gjerësi 11 metra, me lartësi 5 metra dhe ka dy korsi nga 3.75 metra të asfaltuara, plus pankina 1.25 metra të asfaltuara dhe ato me dy trotuare anësore me 0.75 metra”, tha Evis Berberi, Drejtor i ARRSH.

Ministrja Balluku vlerësoi punën e bërë, duke shtuar se ndërtimi i këtij segmenti, jo vetëm shkurton distancën drejt bregdetit, por i jep një zhvillim të madh turizmit.

Me përfundimin e këtyre metrave të fundit që kanë mbetur për betonim ne kalojmë në pjesën tjetër, atë të asfaltimit të aksit hyrës dhe aksit dalës të këtij tuneli dhe të të gjithë tunelit, vijëzimin dhe gjithçka tjetër do të duhet. Ka pasur një pritje shumë të gjatë nga të gjithë qytetarët, të gjithë vizitorët, bizneset, kompanitë turistike për këtë aks lidhës, kështu që çdo ditë që dorëzohet para aftit do jetë shumë e vlerësuar nga të gjithë”, tha Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Me të vërtetë ecuria e punimeve të infrastrukturës është e mirë. Të gjitha projektet që kemi nisur po dorëzohen njëra pas tjetrës.

Projektet që kanë nisur rishtazi po ecin ashtu siç duhet, por nuk duhet harruar që sot kostot e këtyre ndërtimeve kanë kapërcyer në shifra që nuk kanë qenë të parashikuara dhe kjo s’ka lidhje vetëm me Shqipërinë, por ka lidhje me mbarë botën duke nisur nga elementi më i rëndësishëm, lënda e parë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mori peng vëllezërit Beqiraj, arrestohet Agron Bejdolli, krahu i djathtë i “Rrumit të Shijakut”

Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës ka bërë të mundur arrestimin e Agron Bejdollit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makinat plot me paund drejt vendit tonë, si i lanë hetuesit britanikë të lirë 4 shqiptarët për t’i futur në ‘grackë’

4 anëtarë të dyshuar të një grupi të organizuar kriminal, të specializuar në trafikun e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu, ulen temperaturat

Një qendër ciklonike po zbret drejt Mesdheut ku presim të ndikojë Gadishullin e Ballkanit dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Martë, 16 Prill 2024

Dashi Përqendrohuni në realizimin e një plani efikas për punën tuaj, pasi ky është një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Po ndërtonte pa leje një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në plazhin e Livadhit, vihet në pranga 38-vjeçari

Livadh, Himarë, Po ndërtonte pa leje, një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në…

LEXO ME SHUME