Categories Lajme

Bello: Turizmi gjeneron të ardhura për vendin, kemi shtim të plazheve publike

Zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me menaxhimin e hapësirave të plazhit ku në veçanti është ndalur edhe te abuzimet e çmimeve për të cilat tha se rastet janë sporadike dhe kjo nuk duhet të dëmtojë imazhin e vendit.

Ajo deklaroi se kemi të bëjmë me një treg të lirë, ndërsa theksoi se kjo është një periudhë e rëndësishme sepse gjeneron dhe sjell të ardhura në ekonominë e vendit.

Ngjarjet me abuzimet e cmimeve janë raste sporadike dhe nuk mund të përgjithësohen e rëndësishme është se ne na vjen një publik interesantë në Shqipëri. Ata vijnë sepse e shohin Shqipërinë si një vend të rëndësishëm dhe të sigurtë dhe mbi të gjitha para se të kalojmë te këto gjëra që hera herës abuzohet me çmimet, duhet theksuar se këto janë raste sporadike dhe nuk mund të themi se të gjitha çmimet e hoteleve janë të futura në atë që ju thoni duke i parë si skandaloze sepse ka hotele në Durrës shumë afër dhe çmimet janë bërë publike në në buking. Ky është një treg i lirë i cili rregullohet nga vetë bizneset dhe mendoj se rastet janë sporadike dhe kjo nuk mund të cenojë imazhin dhe marketingun shumë të mirë. Turizmi është sektor shumë i rëndësishëm dhe turizmi vitet e fundit ka marrë një vëmendje shumë të madhe sidomos në mandatin e qeverisë Rama 3, ku fokusi është turizmi, si një sektor që sjell ekonomi shumë të mirë dhe duke ditur se turizmi ka asete shumë të mira kërkesat dhe prishmëritë tona synojmë të sjellin 1/3 e zhvillimit bruto.

Më tej ajo u shpreh se turizmi dhe mjedisi janë prioritet dhe detyrimisht kjo i çon në marrjen e masave se si të menaxhojnë një sezon veror të mirë.

Masat i referohen asaj që ne kemi nisur ti marrim që në tetor të vitit të shkuarës. Promovimet nuk mund të nisin aktualisht, ato bëhen gjatë të gjithë vitit. jemi marrë shumë me promovimin, ministria ka pas fushata shumë të mira dhe lobime shumë të mira si për të sjellë turistë nga vendet e rajonit, por edhe turistë të huaj nga Holanda dhe tani po shohim produktin. Ka vizitues nga Anglia, Gjermania, Franca, Italia. Me rëndësi mbetet menaxhimi i vijës bregdetare dhe mjedisit sepse problemi më i madh ka qenë ndotja e mjedisit dhe këto janë dy masat e mara për këtë sezon.

E pyetur nëse është zgjidhur problemi i hapësirave publike, Bello tha se këto hapësira të plazheve publike janë shtuar dhe se sipas saj janë marrë masat për të shmangur çdo përplasje të tyre me subjektet private.

Jemi përpjekur që të shmangim çdo përplasje të hapësirave publike të çdo subjekti që ka aplikuar. Hapësirat e plazhit sivjet janë shtuar. Një risi tjetër është formalizmi i beach bareve, janë dërguar listat të gjitha te pushteti vendor për tu paraqitur atyre dhe një strukturë që të jetë e pranuar. Duhet përmendur edhe që në fund të sezonit këto njësi duhet të mbyllen sepse në fund do të veprojë IKMT. Dua të them diçka sepse nëse ka në 546 subjekte që kanë aplikuar dhe kanë marrë leje të menaxhimit të plazhit që janë kontrata 1-vjeçare për të mos penguar atë dinamikë të njësive akomoduese, vetëm 24 prej nuk kanë arritur të vërtetojnë tatimet duke e kthyer këtë automatikisht në kthim të plazhit publik dhe duke rritur në këtë mënyrë hapësirat e plazheve publike. Gjithçka do të vendoset nga bashkia. Hapësirat janë shtuar sepse jo të gjitha janë aplikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME