Lajme

Bënë krim kundër mjedisit në malin e Tomorrit, 4 persona në Polici

Katër persona janë proceduar në Berat për krim kundër mjedisit. Njeri prej tyre kishte nxjerr pllaka decorative nga mali i Tomorrit, një tjetër që prerë dru në pyje dhe po i transportonte pa kuurfarë dokumentacioni dhe i treti kishte filluar ndërtimin e një objekti, gjithashtu pa leje nga autoritetet përkatëse.

Policia e Beratit njoftoi se në vijim të kontrollit për evidentimin dhe parandalimin e krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht:

F.D, 39 vjeç, banues në Novaj të Skraparit, i cili u konstatua nga shërbimet e IKMT tek fabrika e ujit “Bogova”, me një mjet të ngarkuar me pllaka guri dekorative pa dokumentacionin përkatës, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit.

Krimi Ekonomik procedoi penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasit F.Z., 44 vjeç nga Beratit dhe Ç.K nga Çorovoda, pasi u konstatuan nga shërbimet e policisë duke transportuar me mjet, lëndë drusore, pa dokumentacion dhe pa leje përkatëse.

Po ashtu, nga stacioni i Policisë Dimal, u procedua penalisht N.S, 54 vjeç, banues në fshatin Skrevan,  pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në bashkëpunim me IKMT, u konstatua duke kryer ndërtim pa leje.

Ndërkohë, u arrestuan nga Policia Rrugore:

A.Sh, 24 vjeç, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur “Market Berat”, u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

F.H., 47 vjeç, pasi në aksin rrugor Kombinat-Ypsilon, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A.M., 47 vjeçe, banuese në Berat, e cila pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: