fbpx
Lajme

Bënte “kërdinë” në Kavajë, shoqërohet ‘skifterja’ 21-vjeçare

Policia e Kavajës ka arrestuar 21-vjeçaren me iniciale G. M, e cila akuzohet se ka kryer katër vjedhje gjatë muajit korrik. Uniformat blu bëjnë me dije se e reja është dënuar edhe më herët për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i Policisë: Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, një 21-vjeçar që kryente vjedhje të ndryshme. 21-vjeçari me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes, ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet si autor i një vjedhjeje në Qerret.

Zbardhen dhe dokumentohen edhe 4 raste të tjera të vjedhjeve, të cilat dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe falë shërbimeve grackë të ngritura për këtë qëllim, arrestuan në flagrancë shtetasin e shpallur në kërkim G. M., 21 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 28.07.2020, në fshatin Qerret, dyshohet se ka vjedhur një sasi lekësh në kompleksin e shtetasit G. B. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve, konkretisht: – Më datë 04.07.2020 ka vjedhur një sasi lekësh në banesën e shtetases T. E. – Më datë 19.07.2020 i ka vjedhur shtetasit B. L., çantën e dorës, brenda së cilës kishte një telefon dhe një sasi lekësh. -Më datë 22.07.2020 i ka vjedhur shtetasit F. V., çantën e shpinës, brenda së cilës ishin 2 telefona, leja e drejtimit dhe çelësat e makinës.

-Më datë 23.07.2020 ka vjedhur 20.000 lekë, 225 euro dhe telefonin në banesën e shtetases S. D. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në rrethin e Kavajës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button