Categories Lajme

Bënte korrierin e trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali, shqiptari arrestohet në Frosinone (Detajet)

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 31 vjeç me inicialet M.D, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Arrestimi i tij u krye në Frosinone.

I arrestuari dyshohet se bënte rolin e korrierit në transportin e lëndëve narkotike në Romë. Ai bënte këtë “punë” mjaft fitim-prurëse në një fshehtësi të madhe, shkruajnë mediat italiane. Hetimi për transport ndërkombëtar droge nisi në vitin 2018, kohë kur në Itali mbërrinin sasi të mëdha të lëndëve narkotike.Burri dyshohet se ka transportuar drogë nga Ankona drejt kryeqytetit të vendit, Romë. Tre ditë pas këtij transporti, 145 kilogramë të tjera marihuanë ishin transportuar drejt kryeqytetit italian.

Hetuesit arritën të identifikojnë grupin kriminal të trafikut të drogës përmes përgjimeve, ndjekjes dhe fotografimit. Shqiptari u mor në pyetje dje, ndërsa shfrytëzoi mundësinë për të mos u përgjigjur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME