Lajme

Bënte namin me vjedhje në Greqi, arrestohet 29-vjeçari nga Shqipëria

Në Halkidiki të Greqisë, oficerët e policisë helene arrestuan një 29-vjeçar, për vjedhje të shumta të bëra nëpër zonë.

Siç doli nga hetimet, shqiptari ka kryer nga gushti i 2019 deri në tetor së paku dy vjedhje të vilave dhe një banese me qira, shkruajnë mediat greke. Shqiptari mori 500 euro të gatshme dhe pajisje të tjera me vlerë.

Një kontroll në banesën e shqiptarit bëri që aty të gjenden para, por edhe pajisje, që nuk justifikoheshin dot. Po ashtu, u zbulua se shqiptarëve iu mungonte dokumentacioni i qëndrimit të rregullt në shtetin grek.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: