Lajme

“Benz-i” e përplasi në Tiranë, flet vajza që humbi këmbën: Kisha shumë dhimbje, po prisja…

Xhesina Gega, 24-vjeçarja e cila u aksidentua dje pasdite në rrugën “Xhanfize Keko”, nga Jehon Breçani ka folur për herë të parë pas aksidentit. E reja ka thënë se ishte duke pritur në trotuar shoqen e saj pasi kishin planifikuar të takoheshin.

“Mbaj mend të gjithë skenën. Po prisja një shoqe, në këtë moment shoh që më vjen një makinë. Nuk e kam humbur vetëdijen, kisha shumë dhimbje,” ka thënë e reja, e cila ka sqaruar se nuk është shtatzënë.

Një tjetër detaj i trishtë që është mësuar sot është se vajza është e vetme tek spitali i Traumës. Xhesina nuk është takuar as me prindërit, pasi ata janë në Greqi. Vajza i është nënshtruar një operacioni teksa e ka humbur njërën këmbë. Ndërkohe 19-vjeçari është arrestuar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: