Lajme

‘Benz’-i përplaset me motorin në rrugën e Lumit të Vlorës / 37-vjeçari përfundon në spital në gjendje të rëndë

Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të shtunë në rrugën e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Sherishtë.

Një automjet përplaset me një motor dhe si pasojë drejtuesi i motomjetit është në gjendje të rëndë.

Policia dhe ambulanca mbëritën menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. B., 59 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. C., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, bën me dije policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close