Categories Lajme

Beqaj në SHBA: “Muret” nuk rrëzohen nga ar.mët, por nga fuqia e lirisë

Në mjediset e zyrave të Senatit të SHBA u mbajt në 13 dhjetor 2019 Forumi i 17-të Ndërparlamentar i përvitshëm i Sigurisë së Inteligjencës. Forumi u organizua nën kujdesin e veçantë të kongresmenit Robert Pittenger. Pjesë e këtij forumi ishte dhe deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj si përfaqësues i Kuvendit të Shqipërisë bashkë me disa deputetë. Për deputetin Beqaj kjo është hera e dytë që merr pjesë në këtë forum të rëndësishëm ku këtë vit mblodhi përfaqësues nga parlamentet e 69 vendeve të botës.

“Për mua ishte herë dytë rresht që marr pjesë në këtë forum shumë të rëndësishëm dhe shumë të nderuar që mblodhi përfaqësues nga parlamentet e 69 vendeve të botës dhe ku kishte të ftuar si folës dhe përshëndetës figura të rëndësishme të politikës dhe sipërmarrjes së SHBA”, shprehet Beqaj. Në fokus të bisedimeve të këtij forumi këtë viti ishin teknologjia e informacionit dhe zhvillimet e vrullshme që lidhen me të.

“Në ndryshim nga forumi i vitit 2018, këtë vit pothuajse gjithçka që u fol ka lidhje me teknologjinë e informacionit dhe zhvillimet e vrullshme që lidhen me të. U debatuan qoftë nga perspektiva politike, qoftë nga perspektiva tregtare, qoftë nga perspektiva inviduale e qytetarëve. Edhe vetë arrita të kuptoj më mirë dhe më qartë pse SHBA janë të shqetësuara p.sh. për 5G apo për kriptomonedhat”, theksoi Beqaj. Si pionierë të zhvillimit dhe përparimit teknologjik prej mëse 100 vjetësh, vijoi ai, SHBA-të mbështesin fort risitë në çdo fushë të jetës, por ndan me ne, parlamentarë nga 69 vende të ndryshme të botës, rreziqet që vijnë psh nga kriptomonedhat dhe asetet virtuale.

“SHBA-të mbeten kampionë të lirisë, të transparencës. Edhe pse janë të shqetësuar për rreziqet nga përhapja e teknologjisë, mbeten të vendosur që të mos cënohet liria e individit, duke filluar nga liria e të shprehurit. Në përshëndetjen e tij për Forumin, senatori republican Ted Cruz (ish kandidat për president i SHBA) duke evokuar rolin e presidentit Regan në rrëzimin e Berlinit i mëshoi fort fuqisë së lirisë, fuqisë së transparencës. Mbetet lapidare kërkesa që presidenti Regan I bëri në 1986 në Berlin President Gorbacov. Atëherë Regan iu drejtua Gorbaçovit: Nëse don të kesh paqe rrëzoje këtë mur. Muri i Berlinit, pas tri vjetësh, nuk u rrëzua nga armët, por nga fuqia e lirisë”, nënvizoi Beqaj. Beqaj u shpreh se, “edhe pse Shqipëria po kalon një moment tejet delikat dhe fokusi i përgjithshëm i shoqërisë sonë është tek pas tërmeti, qoftë zhvillimet e vrullshme teknologjike, qoftë rreziqet e mundshme prej këtyre zhvillimeve duhet të jenë në vëmendjen e shoqërisë dhe të politikës”.

“Ndoshta, na duhet të rishohim misionin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Deri tani misioni i tij ka qenë rregullator i tregut dhe mbrojtje e konsumatorit. Ndoshta duhet të kemi parasysh edhe sigurinë kombëtare. Me patjetër do të duhet të rrisim edhe rolin e Autoritetit Kombëtar për Çertifikmin Elektronik të Sigurisë Kibernetike”, përfundoi Beqaj. /a.a/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME