Lajme

“Bëra qetësues, pas 10 orësh u paralizova”, Vilsoni ‘dergjet’ në shtrat. Të atit i prenë këmbën/ Familja Gjata apelon për ndihmë

Fatkeqësitë duket se nuk kanë të ndalur në familjen Gjata në Peshtan të Madh në Fier. Si të mos mjaftonte prerja e njërës këmbë si pasojë e diabetit të kryefamiljarit, prej  tre muajsh djali 32 -vjeçar Vilsoni, dergjet ne shtrat i paralizuar.

Sapo mësoi gjendjen e të atit, i tronditur, Vilsoni i cili ka emigruar në shtetin fqinj, Greqi, prej 10 vitesh, u kthye menjëherë pranë familjes dhe si pasojë e lodhjes së udhëtimit dhe përballjes me gjendjen e të atit përfundoi në urgjencën e Fierit dhe pas marrjes së një qetësuesi përfundoi i paralizuar.

Për FaxNews, nëna e 32-vjeçarit, Hasimeja, tregon se vetëm pas 8 orësh që mori qetësuesin, djali i saj nuk po mund të komandonte këmbët, ndërkohë që pas ekzaminimeve në QSUT, u diagnostikua me sindromën Guillian Barre, një sëmundje e rrallë që prek një në 100 mijë persona në vit (qelizat luftojnë njëra-tjetrën).

Sakaq, që pas mjekimeve dhe seancave të fizioterapisë nuk ka asnjë përmirësim.

E ndodhur në këto kushte, me dy të sëmurë në shtëpi, zonja Hasime apelon për ndihmë.

Zonja Hasime: Mori vesh për të atin dhe u kthye nga Greqia. Babait i prenë këmbën. Erdhi me këmbët e tij, nga tronditja shkoi për të bërë qetësues në urgjencë dhe mëngjes u zgjua i paralizuar.

Kemi shkuar në QSUT dhe kemi bërë analizat, një sindromë kur dy qelizat luftojnë njëra-tjetrën, nuk e di mirë më tepër. Ndodhem në shtëpi me dy të sëmurë. Të ardhurat e mia janë, burri që merr 87 mijë lekë pension, unë nuk e marr dhe çuni që na ndihmonte u paralizua. Ai ishte i vetmi burim të ardhurash.

Në këto kushte, kërkojmë ndihmë, të ngrihet çuni në këmbë dhe të punojë, s;kemi të ardhura të tjera. Kush do na japë?!

Ndërkohë, vetë Vilsoni ndihet i shokuar nga kjo situatë. Teksa pohon se nuk ka pasur asnjëherë asnjë sëmundje, apelon fuqishëm për ndihmë që të mund të ecë sërish.

Vilsoni: Rreth dy muaj e gjysmë jam në këtë gjendje. Mora vesh për babin që u operua. Kthehem në Fier nga Greqia, shkoj bëj një qetësues dhe po më dhembte këmba. Pas 10 orësh u paralizova. Më nisëm në Tiranë dhe qëndrova një muaj atje. Më bënë pastrim gjaku, analiza, skaner dhe nuk më nxorën gjë. U ktheva në shtëpi dhe bëj seanca me fizioterapistin. Asnjë rezultat deri tani. Në këto kushte kërkoj ndihmë, dua të ngrihem në këmbë!

32-vjeçari ishte i vetmi burim të ardhurash në shtëpi prej vitesh dhe në këto kushte jetesa dhe përditshmëria në familjen Gjata, nga ditë në ditë bëhet edhe më e vështirë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close