Lajme

Berat/ 12-vjeçari bllokohet brenda banesës, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit

Fëmija 12-vjeç me probleme të shëndetit mendor mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit.

Futja në banesë u krye nga ballkoni, nëpërmjet shkallëve.

Një fëmijë 12-vjeç ka mbetur i bllokuar në banesë pasditen e sotme. Fëmija me probleme të shëndetit mendor, pasi ka mbyllur derën e blinduar me çelës dhe nuk e ka hapur dot, ka filluar të bërtasë nga frika duke alarmuar banorët e pallatit.

Në pamundësi për ta hapur derën nga jashtë dhe duke pasur frikë se ç’mund të bënte djali i saj vetëm në shtëpi, nëna ka njoftuar zjarrfikësit.Këta të fundit kanë hyrë në ballkonin e banesës në katin e katërt të pallatit në lagjen “30-Vjetori” nëpërmjet shkallëve. Pasi kanë hyrë në shtëpi, zjarrfikësit kanë qetësuar fëmijën që ishte në kriza e sipër dhe më pas kanë hapur derën nga brenda, duke mundësuar futjen e nënës, që ngeli jashtë në hyrjen e pallatit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close