Lajme

Berat, Aksident në fshatin e Kuçovës, plas 7-vjeçarin dhe largohet

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kozare të qytetit të Kuçovës. Një mjet tip Benz, me targa AA 562 RV, duke ecur me shpejtësi në rrugën e asfaltuar brenda fshatit Kozare ka goditur 7-vjeçarin S.GJ që ishte duke luajtur në anë të rrugës, në afërsi të banesës së tij.

Makina e ka përplasur fëmijën në ajër dhe e ka hedhur disa metra në asfaltin e rrugës. Më pas autori është larguar menjëherë nga vendngjarja, duke e lënë fëmijën të shtrirë në rrugë. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku po kryen edhe ekspertizën e aksidentit.

Mjeti që shkaktoi aksidentin e rëndë është identifikuar nga vetë banorët e zonës që kanë parë të gjithë ngjarjen dhe policia është vënë në kërkim të autorit, që rezulton të jetë 23-vjeçari L.Dudushi, banues në qytetin e Beratit. Mësohet se 23-vjeçari është person i skeduar për policinë rrugore të Beratit, e cila e ka gjobitur disa herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas policisë, 23-vjeçari ka qënë duke udhëtuar me shpejtësi jashtë normave të lejuara në momentin e aksidentit. Fëmija i akaidentuar, S.Gj, 7-vjeç, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit për shkak të plagëve të marra dhe gjendjes së tij të rëndë, ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: