Categories Lajme

Berat, “Benz-i” me dy vajza i pret rrugën automjetit tjetër

Një aksident është regjistruar në dalje të qytetit të Beratit, në zonën e Kombinatit. Një automjet tip “Benz”, me targa AA 852 VH, në të cilin udhëtonin 2 vajza është përplasur me mjetin tip “Wolsvagen”, me targa AA 308 YR.

Nga përplasja ka mbetur e plagosur pasagjerja që udhëtonte në mjetin tip Benz, shtetësja B.M. B.M;  udhëtonte së bashku me shoqen e saj J.T, që ishte në drejtimin e makinës, ndërkohë që dëmtime të lehta kanë marrë edhe 3 djemtë që udhëtonin me mjetin tip “Golf”, që u përfshi në këtë aksident.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Sipas burimeve të para hetimore, mësohet se ka qenë mjeti tip“Benz” në të cilin udhëtonin dy vajzat, ai që i ka prerë rrugën “Golfit” që po udhëtonte në drejtim të qytetit. Vajzat janë kthyer në një rrugicë në dalje të qytetit dhe në përpjekje për të marrë kthesën, i kanë prerë rrugën mjetit ku udhëtonin 3 djemtë. E plagosura B.M është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME