Categories Lajme

Berat/ Fëmijën 4 vjeç e zuri korenti se vajti për të pirë ujë, flet nëna

Nëna e fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Beratit zbuloi se gjithcka ndodhi sepse donte të merrte ujë. Duke folur për “Fax News”, u shpreh se mësoi nga një sh.ok i të birit se kishte rënë në kontakt me energjinë elektrike. “Më tha një 10 vjeçar, shok i tij që loz me të.   Unë e çova në spital me një vajzë, kishte një Benz të parkuar. E kapi korenti se vajti për të marrë ujë. Këta që mbajnë përgjegjësi për mirëmbajtjen marrin rrogën kot dhe asgjë nuk bëjnë. Po ta kisha fëmijën me atlete, do e kisha lënë. Po e kisha me sandale, e thashë mos i lagen këmbët.

E kapi korenti te llamba. Unë isha te kafeneja, ai vajti për të pirë ujë e për të lypur. Aty e kapi korenti dhe e gjeta të vdèkur djalin. Bashkia duhet të përgjigjet për fëmijën tim, të marrë masa për ata korenta. Nuk më kanë dhënë asgjë, as miell, asgjë. Me ca do i ushqeja kalamajt? Ndihmë nga Bashkia, me çfarë ta várros unë, kam lekë unë. Ta va.rrosë shteti dhe të përgjigjet Bashkia që më ka vrárë fëmijën tim”, tha nëna e dëshpëruar, Reshide Brahimasi, e cila kishte dy fëmijë dhe tani ka mbetur vetëm me vajzën.

Edhe gjyshërit e fëmijës së ndjerë akùzojnë bashkinë për humbjen e nipit. “Ishte fije korenti që e lanë këta të bashkisë, kur vajtëm neve e gjetëm fëmijën të vdèkur. Cfarë është kjo kështu, është turp i madh. Kjo bashkia jonë këtu në Berat është kot. Kur vajti nëna e gjeti. Ishin dhe dorë e bardhë që e ngritën. Kur vajtëm, e gjetëm të vd.ekur cunin te lulishtja”, thanë ata.

Ndërsa një banor i zonës u shpreh se i çojnë të gjithë fëmijët të luajnë në atë park, prandaj rrezíku ekziston ndërkohë që askush nuk mban përgjejgësi. “Këta që mbajnë përgjegjësi për mirëmbajtjen marrin rrogën kot dhe asgjë nuk bëjnë. Po ta kisha fëmijën me atlete, do e kisha lënë. Po e kisha me sandale, e thashë mos i lagen këmbët”, tha banori i revoltuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME