Categories Lajme

Berat, infektohen me koronavirus dy mësues, një punonjëse e burgut dhe një fasonerie

Dy mësues, njëri në një shkollë 9-vjeçare në Berat dhe një në fshatin Poshnje në Urë-Vajgurore, rezultojnë “pozitivë” me Covid-19. Tamponët e kryer disa ditë më parë prej dy mësuesve kanë rezultuar “pozitivë”, ndërkohë që ata ishin vetëkarantinuar në banesat e tyre që prej ditës së shtunë, kur edhe kishin shfaqur shenjat e para të infektimit.

Mësuesit janë karantinuar me familjet dhe fëmijët e tyre nuk janë paraqitur dje në shkollë. Një tjetër rast ne Covid-19 është regjistruar brenda ambjenteve të IEPV Berat, ku pas infektimit të përgjegjësit të regjimit të brendshëm të burgut është infektuar një tjetër punonjëse administrate.

Punonjësja është karantinuar që prej ditës së djeshme ndërkohë që Inspektorati i Higjenës ka dezinfektuar ambjentet e burgut dhe ka mbyllur përkohësisht disa reparte të brendshme. Edhe në një fasoneri në Berat, një punonjëse 38-vjeçare është infektuar me Sars-Cov2. Gruaja kishte shfaqur këputje trupore dhe pafuqi në punë dhe për këtë arsye përgjegjësja e saj e ka larguar drejt banesës.

Tre ditë pas kësaj punonjësja ka rezultuar e infektuar me Covid-19 dhe kjo ka sjellë mbylljen e përkohshme të repartit ku ajo punonte si dhe karantinimin e disa punonjëseve, kontakte të ngushta dhe të përditshme të të infektuarës. Burimet zyrtare nga DSHP Berat bëjnë me dije se, po kryhet hetimi epidemiologjik i kontakteve të këtyre katër rasteve si dhe i dhjetë rasteve të tjera që kanë rezultuar “pozitivë” dy ditët e fundit, kontakte të rasteve të mëparshme./Balkan Web

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME