Categories Lajme

Berat/ Makina del nga rruga dhe thyen kangjellat anësore, shpëton pa rënë në lumin Osum

Aksident në Berat. Mjeti fuoristradë del nga rruga,thyen kangjellat dhe për pak sa nuk përfundon në lumë. Shpëton mbrekullisht shoferi. Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në qendër të qytetit. Një mjet,tip fuoristradë,me targa AA 146 FK,ka devijuar nga rruga përgjatë shëtitores së qytetit dhe ka përfunduar mbi kagjellat anësore të rrugës. Gjysma e makinës është devijuar mbi lum por fatmirësisht mjeti është mbajtur nga kangjullat e rrugës dhe nuk ka përfunduar brenda në lumë.

Pas përplasjes,drejtuesi i mjetit,M.B,ka dalë nga makina pa lëndime. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie që kanë mundësuar edhe tërheqjen e mjetin nga rruga,për të mos shkarë e përfunduar në lumë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mjeti fuoristradë kishte dalë nga parkimi dhe gjatë një tentative për të shmangur një mjet tjetër që po vinte me shpejtësi drejt tij,ka devijuar rrugën dhe është përplasur. Specialsitët e policisë rrugore po kryejnē edhe kqyrjen e zonës,për të zbuluar shkaqet e vërteta të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot merrni çadrat me vete! Rikthehen reshjet e shiut

Për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME