Categories Lajme

Berat/ Makina përplas 72-vjeçarin mbi biçikletë

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit. Ngjarja ndodhi në rrugën e re që të çon në drejtim të Urës së Re të Velabishtit.

Një mjet, tip ‘Ford’, me targa XKP 452, që drejtohej nga shtetasi Edison Qose ka përplasur një 72-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë dhe që ka dashur të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Përplasja ka qenë e fuqishme dhe shtetasi Dhimitraq Buda, që udhëtonte me biçikletë është përplasur në asfaltin e rrugës. I plagosuri është dërguar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku konfirmohet se gjendja e tij është e rëndë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, të cilët po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Burime në vendngjarje konfirmojnë me mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi në këtë zonë të banuar dhe se i moshuari po kalonte me biçikletë nga njëra anë e rrugës në tjetrën në momentin që është përplasur nga mjeti.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, për të dhënë dëshminë e tij rreth ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME