Lajme

Berat, Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari

Mbërrin në spitalin e Beratit një i plagosur me armë zjarri. I plagosuri është Xhuljano Goga, 45-vjeç,banues në lagjen “Uznovë” në Berat. Ai ka mbërritur vetë në spital me mjetin e tij, i mbuluar me gjak, por nuk ka treguar asgjë,se ku është plagosur dhe kush e ka plagosur.

Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, ndërsa raportohet se pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Beratit, është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close