Covid-19Lajme

Berat, rezultojnë të infektuar me Covid një numër i lartë mësuesish dhe nxënësish

Situata e pandemisë në qarkun e Beratit vijon të jetë tepër shqetësuese, ku numri i të infektuarve ka pësuar një rritje të konsiderueshme ditët e fundit.

Burime për FaxNews bëjnë me dije se në rang qarku përgjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 26 persona, ku në radhët e arsimtarëve kemi: 2 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz, 1 mësuese në fshatin Novaj në Skrapar dhe 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Mbrakull, Poliçan.

Pozitiv kanë rezultuar gjithashtu edhe 3 nxënës në shkollën 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz dhe 2 punonjëse në një fasoneri në Berat.

Kujtojmë se gjatë 24-orëve të fundit kanë humbur betejën me virusin 19-qytetarë, si dhe janë regjistruar 892 raste të reja nga 3369 testime të kryera.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: