Tenton të vjedhi sendet brenda një mjeti, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari. Nga specialistët e Seksionit për K rimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë ar restimi në flagrancë i shtetasit K.K., 36 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, pasi u kap nga shërbimet e policisë duke thyer xhamin e një mjeti të parkuar me qëllim që të merrte sendet që ishin brenda tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat p enale “Vjedhje”, e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrim prone”
Categories
Lajme