Categories Lajme

Bëri namin në Vlorë, në pranga 31-vjeçari që dogji 2 makina

DVP Vlorë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë. Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin Xh. K., 31 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i prones me zjarr”, pasi dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të automjeteve, të ndodhura gjatë ditëve të fundit, si dhe autor i djegies së 2 automjeteve, në pronësi të shtetasve të ndryshëm.

Si rezultat i veprimeve hetimore rezulton se shtetasi Xh. K.: ٠Më datë 01.04.2022, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit F. D.; ٠Më datë 07.04.2022, ka djegur 2 automjete, në pronësi të shtetasve V. Ç. dhe V. K.; ٠Më datë 08.04.2022, ka tentuar të vjedhë automjetin në pronësi të shtetasit P. N.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit: ٠E. P., 34 vjeçe, banuese në lagjen nr. 4, Sarandë, për veprën penale “Kanosja”, pasi dyshohet se kjo shtetase ka kanosur, nëpërmjet mesazheve të dërguara në rrjetet sociale, shtetasen E. Ll; ٠Xh. T., 43 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi”, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi J. Gj., 42 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, se shtetasi Xh. T. e ka mashtruar duke i marrë atij disa herë karburant dhe duke mos e paguar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME